Kusari Lila mirëpret vendimin e LDK-së

Kusari Lila mirëpret vendimin e LDK-së

Kryetarja e “Alternativës”, Mimoza Kusari Lila e vlerësuar si pozitive kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre të Kosovës.

Kusari – Lila ka thënë se kandidimi i Osmanit është paralajmërim për një etapë të re për Kosovën dhe për barazinë.

Po ashtu Kusari Lila ka shkruar në Facebook se Vjosa Osmani nuk do të bëjë kompromise të cilat i bërën “burrat me muskuj”.

 

Vjosa Osmani është zgjedhur dje kandidate e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre. Ajo pritet që edhe sot ta marrë bekimin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për këtë kandidaturë./21Media