"Erdhi dita..."

“Erdhi dita…”

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Mimoza Mustafa, reagoi pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve, ku prinë Vetëvendosje.

Artistja e mirënjohur përmes disa fotografive u shpreh e lumtur për këtë rezultat, andaj dhe thuri disa fjalë për liderin e kësaj partie.

“Erdhi dita. 20 vite dëshprim, u kthyen në shpresë me kryeministrin tim, Albin Kurti”, shkroi ajo, transmeton rtv21.tv

Po ashtu, artistja e mirënjohur publikoi edhe një fotografi tjetër.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se me fitoren e partisë së tij hapet një kapitull i ri për vendin, fitore të cilën ai e ka quajtur më shumë si të popullit se sa të partisë. Ai tha se më Vetëvendosjen në Qeveri, nuk do të ketë vend për hajna dhe këta të fundit tashmë do të hetohen e gjykohen dhe se i pret jetë e vështirë deri në humbjen e lirisë./21Media