Vrapimi për autizëm

Vrapimi për autizëm

Sot në mesditë mbahet mini-maratona 5 km në Prishtinë, ku të gjitha mjetet e mbledhura nga shitja e numrave do t’i dedikohen fëmijëve me autizëm.

Fillimisht nga ora 11:00 është paraparë të mbahet Festivali Muzikor, ku të pranishmit do t’i argëtojë Dafina Zeqiri, Lumi B dhe Dj Gamble.

Ndërsa, mini-maratona prej 5 km do të fillojë në sheshin “Zahir Pajaziti”, në ora 12:00.

Në këtë mini-maratonë të organizuar nga Aferdita Paqarada dhe Diellza Kolgeci dhe përkrahur nga komuna e Prishtinës, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Në mbështetje të fëmijëve me autizëm, nesër do të marrë pjesë në Mini-maratonën “Vrapo Edhe Ti””, ka konfirmuar kryeministri përmes një postimi në faqën e tij “Facebook”./21Media