Hamza: Fondet janë siguruar, presim që komisioni të bëjë kategorizimin e tyre

Hamza: Fondet janë siguruar, presim që komisioni të bëjë kategorizimin e tyre

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka bërë të qartë që rritja e pagave për shërbyesit civil do të bëhet në baza të produktivitetit. Ai këtë deklaratë e ka bërë pas takimit që kishte me udhëheqësin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jacques Miniane, ku u tha se buxheti i Kosovës do të jetë mbi 2 miliardë. Tha se kanë parashikuar rritje ekonomike 3 deri në 4 për qind, për këtë vit dhe për vitin e ardhshëm./21Media