Çifti investuan mbi 20 mijë funte

Çifti investuan mbi 20 mijë funte

Jonathan dhe Megan Axëorthy nga Buckinhamshire, kishin vendosur ta riparojnë minibusin e tyre dhe ta shndërrojnë në shtëpi me rrota.

Ata kishin investuar mbi 20 mijë funte, dhe me këtë minibus kanë vizituar shumë vende të botës.

Dyshja që ishin takuar në Shanghai në vitin 2010, pranojnë se shtëpia e tyre në rrota me kalimin e kohës mund të shkatërrohet, por mundohen që të vizitojnë sa më shumë vende. Jonathan, 43-vjeç,  ka thënë se koha e gjumit dhe mëngjesit janë më sfidueset për të.

E biri i tyre Atlas tashmë ka vizituar me ata 11 vende përfshirë Francën, Zvicrën, Italinë, Shqipërinë, Greqinë, Turqinë dhe disa pjesë të SHBA-së. Kurse, prindërit e tij besojnë se ai do të ketë rastin të shoh edhe vende tjera.

Djali i tyre lindi në maj të viti 2017 dhe e pagëzuan me emrin Atlas – duke u asociuar në atlasin që u ndihmoi dhe orientoi të udhëtojnë nëpër botë. /21Media