Ministrat shqiptarë me autobus drejt Prishtinës

1 min read

Ministrat e qeverisë shqiptare janë nisur me autobus drejt Kosovës, për të qenë të pranishëm në mbledhjen e tetë të përbashkët mes dy qeverive.

Mbledhja do të zhvillohet në Prishtinë dhe pritet të nisë në orën 11:15.

Siç shihet në foton e publikuar nga vet disa prej ministrave, në autobus janë ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi; ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja; ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi; ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka; ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu; ministrja e Kulturës, Elva Margariti; ministrja e Transportit, Belinda Balluku; ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ministrja si dhe ministrja e Rinisë, Bora Muzhaqi.

Mbledhja e fundit e tillë ishte mbajtur në fund të nëntorit të vitit të kaluar në Elbasan. Aty ishin nënshkruar 13 marrëveshje./21Media