"Agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve myslimanë!”

“Agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve myslimanë!”

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, ka përgëzuar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të Ramazanit, duke thënë se ky muaj i shenjtë simbolizon paqen, dashurinë, harmoninë, mirëkuptimin dhe solidarizimin.

“Uroj që këto vlera njerëzore të na përcjellin gjithmonë, e sidomos në këtë muaj, të bashkëndiejmë dhe t’i ndihmojmë të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën tonë. Agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve myslimanë!”, thuhet në urim.