Hamza priti në takim ambasadorin Christian Held

Hamza priti në takim ambasadorin Christian Held

Ministri i Financave Bedri Hamza, priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Held, ku u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve e në veçanti në fushën e ekonomisë dhe financave.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve me theks të veçantë në fushën e bashkëpunimit financiar dhe teknik për realizim të projekteve të financuara nga shteti gjerman, të cilat janë tejet të rëndësishme për qytetarët e vendit.

Hamza e njoftoi Heltd për zhvillimet buxhetore si dhe për implementimin e projekteve të cilat dalin si rezultat i nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve.

Ndërsa, ambasadori theksoi se Gjermania e ka mbështetur që nga fillimi Kosovën në fushën e investimeve financiare në infrastrukturë përmes KfW-së, si dhe me asistencë teknike përmes GIZ-it gjerman. Gjithashtu shtoi se qëllimi i shtetit gjerman është që ta mbështesim Kosovën në fusha të ndryshme në mënyrë që vendi të ec drejt integrimit evropian./21Media