Gabriel do të qëndroj dy ditë në Kosovë

Gabriel do të qëndroj dy ditë në Kosovë

Nga 14 deri më 15 shkurt 2018 Ministri Federal për Punë të Jashtme i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, do të qëndrojë në Kosovë.

Gjatë vizitës ai do të zhvillojë biseda bilaterale me përfaqësues të Republikës së Kosovës. Veç kësaj Ministri i Jashtëm do të ketë mundësi të takohet e të bisedojë edhe me përfaqësues së shoqërisë civile, thuhet në njoftimin e dërguar nga ambasada e Gjermanisë.

Ndryshe Sigmar Gabriel mban pozitën e Ministrit Federal të Punëve të Jashtme te Republikës Federale të Gjermanisë që nga janari i vitit 2017.

Kjo është vizita e tij e dytë në Kosovë. Udhëtimi i tij i parë ishte në prill të vitit 2017./21Media