Kosova shpreh vullnet për raporte miqësore me Finlandën

Kosova shpreh vullnet për raporte miqësore me Finlandën

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, ka pritur në një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandez, Pekka Haavisto.

Në fillim të takimit ministri i Pacolli shprehu falënderim dhe mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës në procesin e shtet-ndërtimit dhe integrimeve euro-atlantike për Republikën e Kosovës.

“Miqësia që kemi me Finlandën është shumë e veçantë. Do ta çmonim ndikimin e juaj tek shtetet e tjera mike të cilat ende nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, që të na mbështesin në këtë drejtim”, tha ministri Pacolli.

 Në takim të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamjet mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Ministri Pacolli vuri në dukje marrëdhënien bilaterale dhe partneritetin strategjik në mes dy vendeve dhe dy popujve.

Ministri i Jashtëm finlandez, nënvizoi se marrëdhëniet shumëdekadeshe të mirëkuptimit dhe miqësisë ndërmjet të dyja shteteve dhe raportet e afërta ndërmjet qytetarëve tanë, paraqesin kapital dhe investim të madh në të ardhmen. Po ashtu, ai kërkoi nga Kosova që çështjën e taksës ta lënë anash dhe të vazhdojë dialogu me Serbinë.

“E përmendët edhe liberalizimin e vizave, ne jemi duke punuar por është një fushë që është çështje e Këshillit të Bashkimit Evropian mirëpo jemi duke punuar edhe në atë çështje. Ka disa çështje që ju përmendët e që nuk kanë avancuar aq sa do të donim siç është dialogu Kosovë-Serbi, e keni mbështetjen tonë të plotë për të vazhduar bisedimet. Neve nuk na pëlqen që ka avokim kundër jush në disa kontekste. Kjo nuk është e pranueshme dhe gjithashtu ka disa çështje sa i përket tarifës dhe politikave. Shpresoj të gjitha këto çështje të lihen anash dhe bisedimet me Serbinë të vazhdojnë”, ka thënë Haavisto.

Gjatë takimit, ministri Pacolli, i ka konfirmuar vullnetin e Republikës së Kosovë, për thellimin e mëtejmë të raporteve miqësore ndërmjet dy vendeve./21Media