Gashi ka ngushëlluar familjen Peci me rastin e ndarjes nga jeta të Blerim Pecit

Gashi ka ngushëlluar familjen Peci me rastin e ndarjes nga jeta të Blerim Pecit

Ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi, ka ngushëlluar familjen Peci me rastin e ndarjes nga jeta të Blerim Pecit, duke thënë se janë të shokuar dhe të pikëlluar nga lajmi për vdekjen e parakohshme të aktorit të njohur.

“Ndarja e hershme e Blerim Pecit është humbje e rëndë jo vetëm për ju, familjen dhe miqtë, por është humbje dhe do të jetë mungesë e madhe për artdashësit dhe kulturën e Kosovës. Ne e kujtojmë me pietet dhe respekt angazhimin dhe kontributin e tij të çmuar dhënë për kulturën e Kosovës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Gashi thekson se krijimtaria dhe produktiviteti i panumërt i aktorit Peci do të mbetet i paharruar.

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka vdekur aktori  e humoristi i njohur kosovar, Blerim Peci 44 vjeç.

Blerim Peci, pas vetës la gruan Afërditën dhe dy fëmijë./21Media