Sipas Gashit, Kosova ka pasur suksese të jashtëzakonshme në koncerte ndërkombëtare

Sipas Gashit, Kosova ka pasur suksese të jashtëzakonshme në koncerte ndërkombëtare

Në konferencën e fundvitit ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ku ka folur për punën prej se e ka marr mandatin si ministër. Gjatë kësaj konference ministri foli për buxhetin dhe shpenzimet e këtij buxheti, ku 98 përqind prej tij janë shpenzuar ashtu siç është planifikuar.

Rreth çështjeve të kulturës, rinisë dhe sportit, ministri tregoi se është përkrahur dhe investuar në sport (stadiume), teatër, shkolla, balet, biblioteka, organizata të të rinjve etj.

“Këtë vit janë ndarë edhe çmimet e ndryshme vjetore, siç janë çmimi për teatër, çmimi për sport, çmimi për letërsi, etj”.

Letërsia, revistat, bibliotekat, takimet letrare, panairet e librit, filmi, teatri, baleti, filarmonia, arsimi, sporti, janë disa prej fushave ku ministria ka dhënë përkrahjen për avancimin e tyre. Sipas ministrit Gashi, Kosova ka pasur mjaft suksese këtë vit që po e lëmë pas.

“Teatri Kombëtar i Kosovës ka realizuar disa pjesëmarrje serioze në vendet e Evropës. Kosova ka pasur suksese të jashtëzakonshme në koncerte ndërkombëtare”, tha ai.

Po ashtu, Gashi ka shtuar faktin se menaxhmenti i kaluar ka lënë disa punë të papërfunduara, por që kanë arritur t’i kryejnë.