Lekaj u ka dhuruar lule grave në stafin e tij

Lekaj u ka dhuruar lule grave në stafin e tij

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka uruar të gjitha gratë anë mbanë botës për ditën e Gruas, 8 Marsin.

Lekaj është përkujdesur që grave që punojnë në stafin e ministrisë që ai drejton t’ua dhuroi nga një lule për ditën e tyre.

“Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ju shpreh urimet më të përzemërta të gjitha grave anembanë botës, e në veçanti grave shqiptare kudo që janë. Ky urim vjen me dëshirën më të sinqertë për emancipim të mëtutjeshëm të gjinisë femërore në shoqërinë shqiptare”, ka shrkuar Lekaj në Facebook.


Tutje ministri ka thënë se gratë janë vlera të shoqërisë sonë dhe duhet të konsiderohen si të tilla, andaj bashkërisht duhet të punojmë që të ofrojmë mundësi për zhvillim e avancim të grave në shoqërinë tonë.

“Duke uruar që çdo 8 mars të festojmë suksese të reja, ju them, URIME 8 MARSI, DITA E GRUAS!”, thuhet në postimin e Lekajt.

Ndryshe sot për 8 Mars nëpër sheshet kryesore të Prishtinës në mesditë nisi marshi i grave “Marshojmë S’Festojmë”, i organizuar nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës dhe organizata tjera.

Të pranishmet dhe të pranishmit në marsh kërkuan drejtësi për gratë-viktima të dhunës në Kosovë, ndërsa brohoritën parullat “Mos ma prek Hisen”, “Me Shami, pa Shami, Punën e Kry”,”profesioni s’ka gjini”./21Media