Ministri i Bujqësisë ka intensifikuar pagesat për fermerët përfitues

Janë realizuar pagesat për 1 mijë e 702 fermerë

Marrë parasysh gjendjen emergjente në të cilën po kalojmë dhe pas miratimit të buxhetit në Kuvendin e Kosovës, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka kërkuar intensifikimin e realizimit të pagesave për fermerët përfitues të granteve dhe subvencioneve nga viti 2019.

“Saktësisht, gjatë kësaj jave janë realizuar pagesat për 33 fermerë përfitues të granteve në vlerë prej 642.909,89 euro dhe pagesat për 1.669 fermerë përfitues të subvencioneve në vlerë prej 1.812.977,06 euro. Pra, gjithsej janë realizuar pagesat për 1.702 fermerë në vlerë prej 2.455.886,95 euro”, thuhet në një komunikatë për media./21Media

Back to top button