Tahiri: Serbia të ndalë praktikën e përndjekjes mbi logjikën e Millosheviqit

Tahiri: Serbia të ndalë praktikën e përndjekjes mbi logjikën e Millosheviqit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i është drejtuar me letër Ministres së Drejtësisë të Maqedonisë së Veriut, Renata Deskoska, nga e cila ka kërkuar lirimin e  e ish-pjesëtarin e UÇK-së, Tomor Morinës,  i cili gjendet në paraburgim në Maqedoninë e Veriut.

Tahiri bënë të ditur se ka kërkuar shqyrtimin e aspekteve ligjore dhe rrethanave të tjera për lirimin e Morinës, i cili u arrestua në territorin e Maqedonisë së Veriut më 24 korrik sipas urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Serbisë.

Është bërë praktikë politike e pakuptimtë dhe tërësisht irracionale, përndjekja që Serbia vazhdon t’iu bëjë qytetarëve tonë përmes flet arresteve ndërkombëtare, baza e të cilave derivon kryesisht nga regjimi famëkeq i Millosheviqit. Për më tepër, iracionaliteti i këtyre kërkesave duke u bazuar në juridiksionin inekzistent të saj mbi Kosovën sikur të ekzistonin dy botë paralele, përderisa Republika e Kosovës është shtet sovran dhe askush s’ka të juridiksion mbi të e shtetasit e saj, po e shpërfaqë jo vetëm këtë praktikë, por edhe logjikën e pushtetit të Beogradit si logjikë e përndjekjes së shtetasve tanë për qëllime politike dhe aspak për çështje që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. Rruga e një shteti që aspiron BE-në e që praktikon një doktrinë përndjekë ndaj qytetarëve të lirë të një vendi fqinje është rrugë që shpie në qorrsokak. Kjo praktikë duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë dhe është tepër e nevojshme që në këtë drejtim, Bashkimi Evropian ta ushtrojë presionin mbi Serbinë. “, thuhet në deklartën e ministrit Tahiri.

Ministri thotë se Republika e Kosovës nuk do të rrijë indiferent ndaj kësaj çështje, as sot as në të ardhmen, deri kur një praktikë e tillë të marrë fund.

Sot në Gjakovë u mbajt protestë paqësore për lirimin e ish-pjesëtarin e UÇK-së, Tomor Morinës. I pranishëm në këtë protestë ishte i pari i Komunës, Ardian Gjini i cili theksoi që kryeministri i vendit ka zhvilluar biseda me autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut dhe se shumë shpejtë gjithçka do të konkretizohet.

Jozyrtarisht mësohet se ish-pjesëtari i UÇK-së, Tomor Morina, deri në fund të javës pritet të lirohet nga paraburgimi. Avokati i Morinës, Naser Raufi kishte thënë për TV21 se së shpejti pret ta lirojë klientin e tij, por ai nuk foli për data. Morina u arrestua javën e kaluar të mërkurën në Maqedoninë e Veriut, nga një urdhër arrest të lëshuar nga Beogradi./ 21Media