Klubi i Prodhuesve thonë se shpresojnë që kjo të jetë vetëm një gafë e Ministrit të Ekonomisë së Shqipërisë

Klubi i Prodhuesve thonë se shpresojnë që kjo të jetë vetëm një gafë e Ministrit të Ekonomisë së Shqipërisë

Ministri i Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, Arben Ahmetaj është deklaruar kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksave ndaj mallrave serbe në 100%. Ahmetaj e ka konsideruar këtë vendim si jo të shëndetshëm për të dyja shtetet, duke i sugjeruar Kosovës që të mos marrë masa të tilla me asnjë vend.

Megjithatë kundër kësaj deklarate kanë dalë Klubi i Prodhuesve të Kosovës.

“Klubi i Prodhuesve shpreson që ky është vetëm një gafë personale e Ahmataj dhe nuk shpreh qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.”, bëhet e ditur në komunikatën e Klubit të Prodhuesve.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të rritur në 100% taksën ndaj importit të mallrave serbe në Kosovë ka ngjallur reagime të shumta, serbët në veri të Mitrovicës sot protestuan kundër kësaj mase.

Në anën tjetër Kryeministri, Ramush Haradinaj gjatë takimit me shtetet e Quintit sot ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka qenë e detyruar të ndërmarrë këtë veprim pas pengesave të vazhdueshme që Serbia po ia bën Kosovës./21Media