Ministri i Jashtëm i Francës në mars viziton Kosovën

“Në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit ekonomik do të kemi nisma të reja”

Ministri i Jashtëm i Francës Jean Yves Le Drian do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë në mars të vitit të ardhshëm.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli në një postim në Facebook.

“Ministri i jashtëm francez Le Drian konfirmon vizitën në Prishtinë… Në raundin e dytë tê diskutimeve, gjatë drekës, pata rastin që të bashkëbisedoj me ministrin e jashtëm francez Le Drian, me të cilin u pajtuam që bashkëpunimi i ngushtë të vazhdojë në të gjitha fushat. Në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit ekonomik do të kemi nisma të reja, ku Franca do të jetë edhe në të ardhmen mbështetëse e Kosovës. Ministri i jashtëm Le Drian, konfirmoi vizitën në Prishtinë në mars të 2019, për të konkretizuar nisma të prekshme bashkëpunimi”, ka shkruar Pacolli.

Back to top button