Zëvendëskryeministri slloven do të takohet me Pacollin dhe Haradinajn

Zëvendëskryeministri slloven do të takohet me Pacollin dhe Haradinajn

Ministri i Jashtëm slloven, Karl Erjavec sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë vizitës në Prishtinë, Erjavec do të pritet nga kryeministri, Ramush Haradinaj si dhe nga homologu i tij, Behgjet Pacolli.

Po ashtu Erjavec do të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik Kosovë-Slloveni, ku do të jenë të pranishme afër 40 kompani sllovene të sektoreve të ndryshme.

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli do ta pres në takim homologun e tij slloven, Karl Erjavec në orën 09:30, ndërsa konferencë do të mbajnë në orën 10:20.

Ndërkaq, kryeministri Ramush Haradinaj do ta pres në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm slloven, Karl Erjavec në orën 12:20./21Media