Ministri i mbrojtjes: Brenda Ushtrisë do të formohen 4 komanda

I ftuar në emisionin Argument Plus, ishte Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha

Ministri Berisha foli për shndërrimin e FSK-së në ushtri, duke thënë se për pjesën e parë të procesit është ndarë buxhet i mjaftueshëm.

Berisha deklaroi se në fazën e parë është planifikuar që Ministria e FSK-së të transformohet në Ministrinë e Mbrojtjes, shkruan rtv21.tv.

Brenda gjithë këtij procesi sipas Berishës do të krijohen 4 komanda: Komanda e Forcave Tokësore, Komanda e Logjistikës, Komanda e Trajnimit dhe Doktrinës dhe Garda Nacionale./21Media

Back to top button