Do të takohet me krerët shtetëror

Do të takohet me krerët shtetëror

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, do të qëndrojë nesër për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Sipas një njoftimi për medie në kuadër të vizitës së tij të parë jashtë vendit, Pacolli do të takohet në takime të ndara me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, Kryeministrin, Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati./21Media