Qëndrimi i ministrit vjen pas ngjarjeve të rënda

Qëndrimi i ministrit vjen pas ngjarjeve të rënda

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, iu ka dërguar letër kryetarëve të bashkive bregdetare, ku iu kërkon të marrin masa për vendosjen e rojeve në zonat ku bëhet plazh.

“Merrni masa për stacionet e plazhit pa roje bregdetare. Ligji është i qartë. Ndërprerje e kontratës për kë nuk zbaton ligjin. Ju si kryetar bashkie keni përgjegjësinë për zbatimin rigoroz të ligjit për sigurinë në det. Ndërprisni kontratat me subjektet që nuk garantojnë sigurinë në plazhe. Nxis organet hetimore të nxjerrin përgjegjësit për humbjen e 3 jetëve javën e kaluar”.

Qëndrimi i ministrit, Klosi vjen pas ngjarjeve të rënda fundjaven e kaluar ku në Sarandë dhe Durrës vdiqën tre turistë në det.