Ministri i sapo zgjedhur i Shëndetësisë, Uran Ismaili, pas zgjedhjes në këtë post, ka shkruar se “shëndetësisë, për të cilën fushë unë mora përgjegjësinë, do t'ia gjejmë ilaçin”

Ministri i sapo zgjedhur i Shëndetësisë, Uran Ismaili, pas zgjedhjes në këtë post, ka shkruar se “shëndetësisë, për të cilën fushë unë mora përgjegjësinë, do t’ia gjejmë ilaçin”

“Vullneti qytetar e demokratik u përmbush. Vendi ka nevojë për zhvillim dhe ai do të vijë. E shëndetësisë, për të cilën fushë unë mora përgjegjësinë, do t’ia gjejmë ilaçin.

Jam jashtëzakonisht i vetëdijshëm për gjendjen e rëndë në këtë sektor, por po ashtu jam plot me vullnet e besim se do t’ia dalim”, ka shkruar Ismaili në Facebook.