Ministri Latifi tregoi masat e reja antiCovid që do të hyjnë në fuqi nga nesër

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi sot tregoi masat e reja antiCovid, të cilat do të hyjnë në fuqi nga nesër. Ministri tha se çdo qyetetar që hynë në Kosovë duhet ta ketë ceritifikatën e vaksinimit të plotë. Sipas ministrit, kur personi është i vaksinuar vetëm me një dozë, do të kërkohet testi negativ ose dëshmia se ai person ka kaluar Covid-19.
Ndër të tjera, ministri Latifi tha se nga 03 janari 2022 për qytetarët që do të hyjnë në Kosovë do të vlejë vetëm dëshmia e vaksinimit të plotë.
Ai shtoi se për ta evituar mbylljen e shkollave dhe bizneseve, punonjësve në institucione publike dhe private, udhëtarët e transportit publik, nxënësve, dhe studentëve, shfrytëzuesit e qendrave tregtare apo gastronomisë, do t’u kërkohet certifikata e plotë e vaksinimit apo e pjesshme. Kjo e fundit duke dëshmuar me teste.

Kurse, kryeministri Albin Kurti tha se këto masa janë të domosdoshme që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë, dje ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19, janë konfirmuar edhe katër raste të reja, ndërsa janë shëruar 4 qytetarë./21Media

Back to top button