Ministri Lekaj vizitoi dy projekte rrugore të komunës së Istogut

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, inspektoi dy projekte rrugore të komunës së Istogut, të cilat do të rikonstruktohen

Gjatë kësaj vizite, ministri Lekaj, vizitoi rrugën Lubozhdë-Lug i Butë në gjatësi prej 18 kilometrash.

“Këto dy rrugë kanë impakt pozitiv në zhvillimin e turizmit dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi. Ne zotohemi para kandidatit për kryetar të komunës dhe para deputetit që do t’i kryejmë obligimet tona dhe kjo rrugë të fillojë në qershorin e vitit që vjen. Ne do të punojmë maksimalisht që të mos stërzgjaten projektet sikur deri më tani nga Qeveritë e mëparëshme, por ju premtoj se punimet e kësaj rruge do të përfundojnë në kohën më të shkurtër të mundshme”, ka thënë Lekaj.

Ministri Lekaj gjatë ditës së sotme vizitoi edhe rrugën e Syne – Mokne, që ka një gjatësi rreth 25 kilometra.

Back to top button