Presidenti dhe kryeministri festojnë Pashkët me familjen e Lekajt

Presidenti dhe kryeministri festojnë Pashkët me familjen e Lekajt

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj festën e Pashkëve e kanë festuar në Gjakovë.

Krerët e vendit kanë qenë mysafirë në familjen e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj i cili ka falënderuar për prezencen e tyre krerët e vendit.

Lekaj ka thënë se nderi, tradita e respekti vëllazëror ndër ne shqiptarët gjithnjë ka qenë i pamatshëm.

“Jo vetëm në ditë festash si sot, por në secilin moment ne kemi qenë e do të jemi bashkë. Faleminderit për sot, nga President z. Thaçi, Kryeministër z. Haradinaj dhe nga kolegët partiak e miq bashkëpuntor, për prezencën e tyre dhe për nderin që i bënë familjes tonë dhe festës së përbashkët. Urime e Gëzuar gjithmonë!”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Ndryshe sot besimtarët katolikë sot festojnë ditën e Pashkëve. Për nder të kësaj feste sot në Kosovë mbahen një varg aktivitetesh./21Media

Fotografia e Pal Lekaj

Fotografia e Pal Lekaj