Megjithatë mbi 100 mijë persona presin punë

Megjithatë mbi 100 mijë persona presin punë

Në Kosovë rreth 100 mijë persona të profileve të ndryshme kërkojnë punë. Në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se janë duke punuar në rritjen e punësimit, pasi që në bazë të hulumtimeve tregu i punës ka nevojë për punëtorë profesional në shumë sektorë. Mbi 5 mijë e 500 veta janë punësuar kohëve të fundit kurse janë aftësuar për punë në forma të ndryshme 3 mijë e 700 persona. Për këto dhe çështje të tjera kolegu, Bahtir Cakolli ka zhvilluar një bisedë me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica./21Media