Ditë e veçantë për ministrin

Ditë e veçantë për ministrin

Në familjen e ministrit të drejtësisë, Abelard Tahirit sot ka festë.

Kjo ditë për të dashurit e ministrit është më e veçantë se ditët tjera. Kjo pasiqë ministri sot feston ditëlindjen e tij të 35-të, shkruan rtv21.tv

Ministri Abelard Tahiri është i lindur 13 mars të vitit 1983 në Skenderaj. Ai  jeton në Prishtinë, është i martuar me Yllkën dhe ka dy fëmijë, vajzën Jonita dhe djalin Pirro.

Me rastin e ditëlindjes së tij, ministri në profilin e tij në facebook ka marrë urime të shumta nga familjarët, miqtë dhe kolegët.

Postin e ministrit të drejtësisë e ka marrë në vitin 2017. Tahiri është pjesë e PDK-së.

Abelard Tahiri, studimet universitare i ka përfunduar në vitin 2005 në Departamentin e Shkencave Politike dhe Administrimit Publik të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Në vitet 2006-2008 ka qenë këshilltar i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Nga viti 2008 deri në vitin 2014 ka ushtruar detyrën e Shefit të Kabinetit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Ndërsa, nga viti 2014 deri në vitin 2016 ka qenë këshilltar i lartë politik i Zëvendëskryeministrit, njëherësh Ministrit të Punëve të Jashtme ndërsa nga viti 2016 deri para marrjes së detyrës si ministër i Drejtësisë, ka qenë këshilltar i lartë politik i Presidentit të Republikës së Kosovës./21Media