Ministria apelon te qytetarët për kujdes nga skandalet me çmimet e biletave

MI i lutë qytetarët të kenë kujdes kur të rezervojnë bileta

Ministria e Infrastrukturës në Kosovë (MI) u bënë apel qytetarëve që të kenë kujdes nga kompanitë e rrjeshme të aviacionit, dhe të mos bien pre e mashtrimeve të tyre në lidhje me çmimet e biletave.

“Jemi në prag të festave të fundvitit kur bashkatdhetarët planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës, dhe qytetarë të shumtë nga këtu marrin rrugë për në vendet e tjera. Prandaj, me qëllim të evitimit të çfarëdo mashtrimi të mundshëm nga aviokompani të rrejshme, kërkojmë që të jeni vigjilent në rezervimin e biletave.’, thuhet në njoftimin e MI.

Po ashtu MI u kërkon qytetarëve që të bëjnë rezervime vetëm te kompanitë kredibile.

“Luteni që të shqyrtoni me kujdes ofertat e mundshme që mund t’i pranoni përmes rrjeteve sociale apo në forma të tjera dhe t’u drejtoheni vetëm kompanive serioze që operojnë në linjat që ju nevojiten.Mbetemi në dispozicionin tuaj që të paraqitni kompani të tilla që synojnë mashtrimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.”, përfundon komunikata e Ministrisë së Infrastrukturës./21Media

Back to top button