Ministria e Arsimit ka një njoftim për nxënësit

Ora  e parë i kushtohet 17 shkurtit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim që, nesër (e premte), 15 shkurt 2019, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, ora e parë e mësimit t’i kushtohet historikut të pavarësisë së Republikës së Kosovës, sakrificës së popullit shqiptar dhe kontributit të bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Siç njofton MASHT këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë në prag të 11 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, me qëllim të zgjerimit të njohurive të nxënësve për këtë ngjarje të rëndësishme.

Ndryshe të dielen më 17 shkurt bëhen 11 nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. /21Media

Back to top button