Ministria e Jashtme dhe Policia konfirmojnë sulmin kibernetik ndaj Kosovës

Sipas hetimeve fillestare sulmet vijnë nga Serbia dhe Bosnja

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se gjatë ditës së djeshme kanë pësuar një sulm kibernetik në sistemin e tyre

Poashtu ministria njofton e hetimet tregojnë se burimet e sulmeve vijnë nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina.

“Dje sistemi i Ministrisë së Punëve të Jashtme ka përjetuar një sulm në internet. Autoritetet përkatëse janë përgjigjur dhe punojnë për të mbajtur sistemin e komunikimit të sigurt dhe duke punuar si duhet. Hetimet fillestare tregojnë se burimet e sulmeve kryesisht vijnë nga Serbia dhe BiH” thuhet në postimin në Twitter të kësaj ministrie.

Edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani,  ka konfirmuar sulmin, duke thënë se është nisur hetimi lidhur me këtë.

“Për njoftim tuajin, sektori kompetent prane Policise se Kosoves ka iniciuar rast hetimi lidhur me një sulm kibernetik që ka ndodhur drejtuar domenit qeveritar.”/21Media

Back to top button