Ministria e Infrastrukturës e gatshme të ndihmojë UP-në

MI-ja mund ta japë kontributin e vet si: mundësia e praktikës së studentëve në MI, në fushën e transportit etj

Ministri i Infrastrukturës,​ Pal Lekaj sot vizitoi Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, me ç ‘rast u prit nga rektori Marjan Dema, me të cilin diskutoi për hapjen e mundësive dhe harmonizimin i objektivave të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Universitetit “Hasan Prishtina”, e që do të kurorëzohej me një marrëveshje bashkëpunimi në të ardhmen e afërt.

“Ministri Lekaj duke e uruar rektorin Dema për reformat e nisura, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në disa fusha ku MI-ja mund ta japë kontributin e vet si: mundësia e praktikës së studentëve në MI, në fushën e transportit, inxhinierisë ndërtimore dhe inxhinierisë mekanike, trajnimi i studentëve në Akademinë e Institutit “Limak” dhe ndërhyrje në infrastrukturë aty ku ka nevojë dhe ku ka mundësi të intervenohet”, bëhet e ditur në komunikatën e ministrisë.

Ndërkaq, rektori Dema e falënderoi ministrin Lekaj për gatishmërinë që t’i dalë në ndihmë Universitetit “Hasan Prishtina” dhe e informoi ministrin Lekaj për reformat e vazhdueshme që po ndodhin në këtë institucion./21Media

Back to top button