200 mijë euro për zgjerimi dhe pastrimi i lumenjve

200 mijë euro për zgjerimi dhe pastrimi i lumenjve

Në ambientet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor u nënshkrua Memorandumi nga ministri Ferat Shala dhe kryetari Naim Ismajli, në përkrahje të një projekti për Komunën e Shtimes.

Projekti është  “Zgjerimi dhe pastrimi i lumit Carralev-Shtime dhe Mollopolc-Petrovë-Shtime-Vojnovc“ në vlerë prej 200 mijë euro.

Shala theksoi se nënshkrimi i këtij memorandumi përkrahur financiarisht nga MMPH-ja do të ndihmohet Komuna e Shtimes në realizimin sa më të suksesshëm të këtij projekti që do të kontribuojnë në mirëqenien e banorëve dhe mbrojtjen e resurseve ujore të Shtimes.

Palët u dakorduan që pas nënshkrimit të këtij Memorandumi të procedohet sipas Ligjit për realizimin sa më të suksesshëm të këtij projekti./21Media