Ministria e Mjedisit e përkrah Obiliqin

Projekti për vërshimet dhe dëmet e tokave bujqësore 

Në ambientet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor u nënshkrua Memorandumi nga ministri Ferat Shala dhe Xhafer Gashi në përkrahje të një projekti për Komunën e Obiliqit.

Projekti “Pastrimi i lumit Sitnica’’ që do të realizohet në komunën e Obiliqit, kap vlerën 152 mijë euro.

Në këtë takim Shala theksoi se me realizimin e këtij projekti do të evitohen vërshimet e shumta si dhe dëmet e tokave bujqësore që ndodhen në afërsi të këtij lumi.

Nga ana e tij, Gashi e falënderoi Shalën për përkrahjen në realizimin e këtij projekti.

Palët u dakorduan që pas nënshkrimit të këtij Memorandumi të fillohet me procedurat e parapara me Ligj, me qellim të realizimit të këtij projekti./21Media

Back to top button