Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala priti në takim, nënkryetarin e komunës së Skenderajt Fadil Nura

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala priti në takim, nënkryetarin e komunës së Skenderajt Fadil Nura

Të dy nënshkruan Memorandumin për përkrahje nga MMPH-ja për tri projekte me interes për banorët e komunës së Skenderajt, projekte këto të cilat kanë të bëjnë me kanalizime në territorin e kësaj komune.

Rregullimi i kanalizimit fekal në Skenderaj’- vlera 10 mijë euro,  kanalizimi Prekaz-Mikushnicë-vlera  500 mijë euro, dhe ndërtimi i kanalizimit në fshatin Runik’-aneks marrëveshje, vlera 200 mijë euro.

Ministri  Shala e sugjeroi nënkryetarin Nura se pas nënshkrimit të këtij Memorandumi le të fillohet menjëherë me procedurat e parapara me Ligj për realizimin sa më të suksesshëm të këtyre projekteve kapitale për banorët e kësaj komune.