Ministria e Mjedisit pas Shtimes e Obiliqit gëzon Mitrovicën

Projekti për rregullimin e kanalizimit në Mitrovicë

Ministri i Mjedisit, Ferat Shala dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për projektin “Rregullimi i Kanalizimit në Mitrovicë”, i cili kap vlerën 50 mijë euro.

Me realizimin e këtij projekti të përkrahur  nga Ministria e Mjedisit, banorët e Mitrovicës përfitojnë në ngritjen e cilësisë dhe mirëqenies së përditshmërisë së tyre.

Gjatë  nënshkrimit të  memorandumit Bahtiri, falënderoi  Shalën për përkrahjen e dhënë në rregullimin e infrastrukturës për trajtimin e ujërave të zeza.

Me nënshkrimin e këtij memorandumi nisë realizimi i menjëhershëm i projektit.

Ndryshe, kjo ministri ka ndarë 200 mijë euro për Komunën e Shtimes dhe 152 mijë euro për Komunën e Obiliqit./21Media

Back to top button