MPJ mirëpret marrëveshjen historike në mes dy vendeve për zgjidhjen e çështjes së emrit

MPJ mirëpret marrëveshjen historike në mes dy vendeve për zgjidhjen e çështjes së emrit

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës (MPJ) ka uruar kryeministrat Alexis Tsipras e Zoran Zaev dhe ka mirëpritur marrëveshjen historike në mes Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e çështjes së emrit.

MPJ vlerëson se kjo marrëveshje do t’i kontribuojë edhe më tej forcimit të paqes, ruajtjes së stabilitetit, ndërtimit të mirëbesimit, transformimit dhe integrimit euro-atlantik të të gjithë rajonit të Evropës Juglindore, thellimit të bashkëpunimit të dyanshëm në mes vendeve respektive dhe rritjes së prosperitetit për qytetarët, thuhet në njoftimin e dërguar nga ministria.

MPJ konsideron se arritja e kësaj marrëveshje historike është një dëshmi dhe shembull se kur ekziston vullneti, gatishmëria dhe lidershipi nëpërmjet diplomacisë, dialogut, respektit reciprok mund të arrihen zgjidhje edhe për çështjet më të vështira./21Media