''Disa nga produktet e kërkuara nga Klinika nuk janë në Listën Esenciale''

”Disa nga produktet e kërkuara nga Klinika nuk janë në Listën Esenciale”

Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës njofton se pas takimit të ud. Drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, me ministrin e Shëndetësisë dhe me bordin drejtues SHSKUK dhe kërkesave urgjente për furnizim me barna për Klinikën Infektive është arritur të bëhet furnizim urgjent nga Ministria e Shëndetësisë.

Klinika Infektive gjate ditës se sotme është furnizuar me:

1.     Imipenem+Cilastatine 500+500mg= 600 copë

2.     Vancomycin 500mg = 800 copë

3.     Amoxicilin 250mg sir = 50 copë

4.     Co-trimoxazol 200+40mg = 50 copë

5.     Paracetamol 120mg/5ml = 50 copë

6.     Sistema për Infuzion = 500 copë

7.     Gjilpëra 21G = 5000 copë

8.     Shiringa 50 ml = 100 copë

9.     Ndërresa  për fëmijë = 100 copë

Barnatorja Qendrore është në pritje të furnizimit edhe me produktet tjera për të cilat janë njoftuar edhe operatorët ekonomik nga ana e MSH-së dhe furnizimi do të vazhdojë.

”Disa nga produktet e kërkuara nga Klinika nuk janë në Listën Esenciale, prandaj, duhet te shqyrtohen mundësitë për furnizimin me ato produkte”, bëhet e ditur njoftimin e SHSKUK-së.