Produktet kosovare prezanohen në Panairin ndërkombëtar në Gjermani

Kompanitë kosovare marrinë pjesë në panairin në Gjermani

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka organizuar pjesëmarrjen e tetë kompanive kosovare në Panairin më të madh ndërkombëtar të industrisë ushqimore “Anuga 2017” në Cologne të Gjermanisë.

Siç njofton MTI, kompanitë kosovare: “AMO”, “Ujë Rugove”, “Frutex”, “Abi&Elif 19”, “Kb Krusha”, “MOEA”, “ASK Foods” dhe “EuroFruti”, nga 7 tetori, janë duke i promovuar produktet e tyre si dhe janë duke i zhvilluar kontaktet me kompani pjesëmarrëse me qëllim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Panairi “Anuga 2017” vizitohet nga rreth 160,000 vizitorë të cilët njihen për së afërmi me produktet më të fundit dhe më inovative nga 7,400 ekspozues të produkteve ushqimore në botë.

Në këte panair prezantohen prodhimet e ngrira nga frutat dhe perimet, industria përpunuese ushqimore nga pemët dhe perimet, industria përpunuese e qumështit, mishit, prodhime të prodhuara (EKO), etj.

Përveç Kosovës, disa nga shtetet që prezantojnë në këtë panair janë: Italia, SHBA, Britania e Madhe, Kina, Spanja, Turqia, Franca, Holanda, Greqia, Belgjika etj.

Në këtë panair Kosova prezantohet për herë të parë me brendin e ri “KOSOVO READY FOR YOU (KOSOVA GATI PËR JU)” dhe sloganin “KOSOVO READY FOR YOU TO TRADE (KOSOVA GATI PËR JU TË TREGTONI)”.

Panairi mbahet nga data 7 deri më 11 tetor 2017 në Cologne të Gjermanisë.

Back to top button