"Ministria është duke e bllokuar projektin e kyçjes në ujësjellës tash e gjashtë muaj"

“Ministria është duke e bllokuar projektin e kyçjes në ujësjellës tash e gjashtë muaj”

Kanë kaluar gjatë muaj që kur Kuvendi i Kosovës e ka miratuar buxhetin, ku përfshihet edhe ndarja e 300 mijë euro për kyçjen e komunës së Vushtrrisë në ujësjellës, por rreth 65 fshatra të këtij qyteti ende kanë mbetur pa u ujë të pijes. Kjo për shkak se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ende nuk i ka bartur mjetet tek komuna.

I pari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri në një intervistë për KP, ka thënë se ministria është duke e bllokuar projektin e kyçjes në ujësjellës tash e gjashtë muaj.

Përkundër kësaj, ai deklaroi se projekti do të vazhdoi me mjete vetanake të komunës dhe me participim të qytetarëve.

“Kemi nda një buxhet afër 200 mijë euro nga komuna e Vushtrrisë dhe po ashtu përmes komisionit për buxhet dhe financa, Kuvendi i Kosovës në Ligjin për Buxhetin për vitin 2019 ka nda një shumë prej 300 mijë euro për këtë vit dhe 300 mijë euro për vitin e ardhshëm për kyçjët individuale në rrjetin e ujësjellësit në komunën e Vushtrrisë. Deri më tani Ministria e Ambientit edhe pse kanë kaluar gjashtë muaj nuk kemi asnjë kontakt nga ata, përkundër kërkesave tona të vazhdueshme që të nënshkruajmë memorandumin dhe të fillojnë punët ende nuk kemi një përgjigje. Ndërkohë që koha po ecë dhe rrezikojmë dhe mjetet që janë ndarë nga Kuvendi i Kosovës për këtë qëllim…nuk e di çfarë po ndodhë në Ministrin e Ambientit, nuk na kanë ftuar. Në fakt janë nga të paktat projekte që Qeveria e Kosovës ka nda për Vushtrrinë në buxhetin e vitit 2019 dhe po vonohen. Pres që të reflektojnë dhe në Ministrin e Ambient it dhe në Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Për vendimin e ri të Qeverisë në emërimin e bordit të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Mitrovica”, Tahiri ka thënë se janë emëruar politikisht dhe jo profesional.

“Kemi pa një bord politik dhe jo profesional. Ne presim që Qeveria e Kosovës të reflektoj në këtë drejtim në mënyrë që vërtet Kompania Rajonale Ujësjellësit Mitrovica të ketë performancën sa më të mirë. Ne kemi një bashkëpunim të mirë me menxhmentin aktual të kompanisë, por që bordi politik sigurisht që mundet me i vështirësuar këto bashkëpunime. Ne kemi dhanë deklaratën se si komuna do të rishqyrtojmë krejt bashkëpunimin tonë si kompani pa u pyetur kryetarët e komunave”, ka thënë ai.

Kryetari Tahiri për KP po ashtu i mohoi të gjitha zërat se ka përçarje ndërmjet koalicionit qeverisës që ai e udhëheq. Thekson se ka një stabilitet të plotë mes gjitha partive.

“Kemi një stabilitet të plot të koalicionit qeverisës. Ne udhëheqim koalicionin më të madh në krejt Kosovën…normalisht se ndonjëherë mund të ketë çështje që ne nuk mundemi të jemi të kënaqur gjithë partnerët e koalicionit”, pohoi Tahiri.