Sonte në emisionin “Debat Përnime” u diskutua për Arsim, Kulturë e Sport

Sonte në emisionin “Debat Përnime” u diskutua për Arsim, Kulturë e Sport

Kandidati për deputet nga NDS (Nova Demokratska Stranka/Partia e re Demokratike), Rexho Kojiq, në emisionin “Debat Përnime”, sa i përket çështjes së bursave në Universitete, ka thënë se Ministria e Arsimit nuk ka parapa asnjë vijë buxhetore që mbështet studentët e komunitetit boshnjak.

“Unë kam studiuar në Universitetin e Pejës për katër vjet në Fakultetin Juridik, kam qenë student shembullor me 9.2 mesatare dhe nuk kam marr asnjëherë bursë. Është çështje shumë e dhimbshme, na kemi kërku dhe asnjëherë nuk kemi marr një përgjigje të mundshme”, ka thënë Rexho Kojiq.

Ai ka thënë se i kanë bërë kërkesa me shkrim Qeverisë, Ministrisë së Arsimit dhe organeve tjera./21Media