Marija Pejqinoviq – Buriq do të takohet me homologun e saj Behgjet Pacollin

Marija Pejqinoviq – Buriq do të takohet me homologun e saj Behgjet Pacollin

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Marija Pejqinoviq – Buriq, sot qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Pejqinoviq – Buriq do të pritet nga homologu i saj kosovar, Behgjet Pacolli, të cilët pas takimit do të mbajnë konferencë për media nga ora 10:30 në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ndërsa, nga ora 11:25 kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministre e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Marija Pejçinoviq Buriq./21Media