PSG e interesuar

PSG e interesuar

Miralem Pjanic është duke kaluar edicionin e tij të katërt me fanellën bardhezi të Juventusit. Por sipas La Republica, drejtuesit e Zonjës së Vjetër kanë mbetur të zhgënjyer nga boshnjaku këtë edicion.

29-vjeçari ka kontratë me Zonjën e Vjetër deri në verën e vitit 2023 dhe Juventus po mendon ta nxjerr në shitje në verë.

Juventus synon që nga shitja e yllit të mesfushës të fitojnë mbi 60 milionë euro

Kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain mbeten skuadra më e interesuar për reprezentuesin e Bosnjës./21Media