Miranda nënë e përkushtuar

Miranda nënë e përkushtuar

Këngëtarja Miranda Hashani është një ndër artistet më të dashura për publikun shqiptar.

Miranda me muzikë ka filluar të merret qysh nga mosha pesë vjeçare, kurse tani është e njohur për publikun shqiptarë kudo në botë, shkruan rtv21.tv.

Këngëtarja 45-vjeçare e cila jeton në Gjermani, krahas angazhimeve që ka në punë është edhe një nënë shumë e përkushtuar për fëmijët e saj.

Hashani është e martuar prej vitesh me ndihmës trajnerin e futbollit në ekipin e Prishtinës Mentor Miftarin,  ata janë prindër të dy djemve Donit dhe Detit.

Miranda është shumë aktive edhe në rrjetet sociale ku publikon fotografi të ndryshme si nga ana profesionale ashtu edhe private. Së fundmi në instagram ajo ka publikuar një imazh të bukur, ku shfaqet afër me djemve të saj.

Në korrik të vitit 2018, ajo ka publikuar këngën “Amaneti i Nanës”, përmes së cilës ka pasqyruar rëndësinë dhe dashurinë ndaj gjuhës, kombit dhe traditave shqiptare, me ç’rast në klip shihet me veshje kombëtare Kënga deri tani numëron mbi 33 mijë klikime në kanalin Youtube./21Media