Miranda po duket shumë bukur

Miranda po duket shumë bukur

Këngëtarja e mirënjohur, Miranda Hashani ka shumë vite që është pjesë e skenës sonë, dhe  pëlqehet shumë nga publiku.

Edhe Miranda si koleget e saj është shumë aktive në rrjetet sociale ku herë pas here publikon fotografi të ndryshme, si nga puna ashtu edhe nga jeta e saj private, shkruan rtv21.tv

Miranda mbrëmë ka postuar një fotografi ku shfaqet tejet elegante, teksa të veshur ka një fustan të gjatë, i cili po i shkon shumë për shtati.

Këtë fotografi, Miranda duket se e ka realizuar në kuadër të xhirimeve të vitit të ri në RTV21.

 

View this post on Instagram

 

RTV21 😊

A post shared by Miranda Hashani (@hashanimiranda) on



Këngëtarja 45 vjeçare u rikthye në skenën muzikore pas një pauze një vjeçare. Para tre muajsh ajo ka publikuar këngën “Amaneti i Nanës”, përmes së cilës ka pasqyruar rëndësinë dhe dashurinë ndaj gjuhës, kombit dhe traditave shqiptare dhe në klip shihet me veshje kombëtare. /21Media