Pas martesës së dështuar ja me cilën aktore është në lidhje tani “Mirati”

Pas martesës së dështuar ja me cilën aktore është në lidhje tani “Mirati”

Aktualisht në RTV 21, po  të transmetohet njëri prej serialeve më të ndjekura në Truqi, “Deti i jetës sime”.

Ngjarja e jashtëzakonshme dhe personazhet kanë bërë për vete publikun, të cilët në ora 20: 00 ulen para ekraneve për të parë se çfarë do të ndodh në epizodin që shfaqet, shkruan rtv21.tv

Një ndër personazhet e dashura është edhe “Mirati”, ai i cili në kohën e duhur bëhet engjëll mbrojtës për “Denizin”.

Emri i tij Ahmet Kutsi Karadogan, por që njihet me pseudonimin Kutsi. Ai u lind më 16 mars të vitit 1973 në Ankara të Turqisë.

Në botën e artit nuk hyri përmes aktrimit, por përmes muzikës. Kutsi njihet si kompozitor, këngëtar dhe tekstshkrues.

Këngët e tij janë shndërruar në hite në Turqi, vlen të përmenden: “Sana Ne”, “Aynadaki Yüzünün Karşılığı Benim”, e të tjera. Sa i përket jetës personale artisti ishte i martuar me Sinem Bayraktutar nga viti 2008 deri në vitin 2014.

Nga kjo martesë çifti kanë dy vajza. Kutsi ka një lidhje shumë të fortë me vajzat e tij, i shpesh publikon fotografi me to në rrjetet sociale.

Kurse aktualisht ai është në lidhje me aktoren Feyza Cipa, thuhet se kjo e fundit u bë mollë sherri për divorcin e Kutsit me Sinem. /21Media