Sipas Ahmetit është buxheti më i lartë ndonjëherë

Sipas Ahmetit është buxheti më i lartë ndonjëherë

Kuvendi i Komunës së Prishtinës me 26 vota për, 14 kundër dhe 1 abstenim, ka miratuar buxhetin për vitin 2019,

“Sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës kaloi propozim buxheti për vitin 2019 që është buxheti më i lartë ndonjëherë në vlerën prej 87 milion eurosh”, tha kreu i kryeqytetit Shpend Ahmeti.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook” tha se fkusi më i madh i buxhetit është në infrastrukturë me investime në çdo lagje. “Ditëve dhe javëve në vijim do të prezantojmë pjesë nga buxheti që qytetarët te jenë të informuar.Urime të gjithëve!”, tha tutje Ahmeti./21Media