Me anë të kësaj deklarate Kosova njeh vetën si shtet

Me anë të kësaj deklarate Kosova njeh vetën si shtet

Me anë të kësaj deklarate ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare Kosovës i referohet vetëm me emrin kushtetues Republika e Kosovës dhe kjo deklaratë është hartuar nga 6 subjektet politike që janë në Kuvend,shkruan rtv21.tv

Nga 85 deputetë sa ishin në sallë 80 ishin për kundër votuan 5 dhe nuk pat abstenime dhe deklaratën e lexoj deputetja nga LDK, Vjosa Osami e cila tregoi edhe përmbajtjen e kësaj deklarate.

Në deklaratë thuhet se Kuvendi njeh shtetin e Kosovës në bazë të emrit të saj po ashtu ne deklaratë thuhet se të gjitha marrëveshjet duhet të miratohen në bazë të kësaj deklaratë dhe të gjithave projektligjeve që kalojnë në kuvend iu bashkangjitet kjo deklaratë.

Po ashtu pas miratimit të kësaj deklarate u miratua me 89 vota për projektligji për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor. /21Media