E rëndësishme e këtij dokumenti është digjitalizimi i dokumenteve arkivore

E rëndësishme e këtij dokumenti është digjitalizimi i dokumenteve arkivore

Pas propozimit të ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, Qeveria e Kosovës ka miratuar koncept dokumentin për Arkivat e Kosovës.

Qëllimi i këtij dokumenti është zhvillimi i politikave në lidhje me përmirësimin e ngritjes dhe funksionalizimin e plotë të rrjetit arkivor, resurseve njerëzore, infrastrukturën fizike, grumbullimin e materialeve arkivore si dhe digjitalizimin e dokumenteve.

Sipas Gashit, njëra prej çështjeve kryesoretë këtij dokumenti është digjitalizimi i dokumenteve arkivore, si dhe shfrytëzimi i informacioneve që ofrojnë dokumentet, të cilat të njëjten kohë do të ndikonin edhe në ruajtjen fizike të tyre nga shkatërrimi i mundshëm fizik, posaçërisht do ta ngriste efiçiencën për shfrytëzim më efikas të lëndës arkivore nga hulumtuesit. /21Media