Miratohet Ligji për Buxhetin e vitit 2019

PSD ka kushtëzuar votimin e këtij projektligji me 5 kërkesa

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Ligjin për Buxhetin e vitit 2019. Ligji kaloi në lexim të parë me 62 vota pro aq sa ishin prezentë edhe deputetë.

Paraprakisht,  Partia Socialdemokrate (PSD) ka kushtëzuar votimin e këtij projektligji me disa kërkesa. Kërkesat i janë parashtruar kryeministrit të  vendit, Ramush Haradinaj. Ndërkaq që ky i fundit ka thënë se PSD-ja është treguar shumë parimore në shumë situata, dhe si e tillë kërkesat e tyre janë të drejta, duke u zotuar se do t’i plotësojë 5 kërkesat e këtij subjekti. Në këto pika të kërkesave të PSD-së, përfshihet edhe lirimi nga detyra i ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, i cili tash e sa kohë nuk ushtron detyrën e tij.

“Në mënyrë që në parim të përkrahim projektbuxhetin ne si PSD kemi 5 kërkesa. Ligji për paga të miratohet në lexim të dytë së bashku me leximin e dytë të projektbuxhetit me theks të veçantë në kërkesat e sektorit të shëndetësisë. Ligji për dialogun të miratohet në qeveri dhe të dërgohet në Kuvend jo më larg se ditën e hënë. Ligji për qeverinë të sillet në kuvend për miratim jo më larg se tre muaj. Nuk mund të ketë më shumë se dy zv/ministra për një ministri. Kërkojmë nga ju funksionalizimin e plotë të Ministrisë së Bujqësisë. Dhe kërkojmë nga ju lirimin nga detyra të ministrit të Bujqësisë dhe emërimin e një ministri që e funksionalizon Ministrinë e Bujqësisë. Projektbuxheti i qeverisë është tejet i ngarkuar me skema sociale e benefite pensionale. Të themelohet komision i veçantë për draftimin e kodit pensional dhe të bëhet reformë e plotë e sistemit pensional dhe ky komision të udhëhiqet nga PSD”, ka thënë Dardan Sejdiu.

Ndërsa LDK ka lëshuar sallën.

Buxheti i Kosovës për vitin 2019 parashihet të jetë 2.3 miliardë euro./21Media

Back to top button