Miratohet vendimi për themelimin e Qendrës përkujtimore të gjenocidit “Bllaca 1999”

Në mbledhjen e Qeverisë është miratuar edhe Strategjia e Bashkëpunimit me Shoqërinë Civile

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për themelimin e Qendrës përkujtimore të gjenocidit kundër qytetarëve të Kosovës “Bllaca 1999”.

Kjo qendër do të shprehte vuajtjen e popullit të Kosovës dhe zemërgjerësinë e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në këtë krizë.

“Kjo koincidon edhe me 20 vjetorin e krizës së refugjatëve kosovarë në Republikën e Maqedonisë, që ka mbetur e regjistruar në kujtesën e qytetarëve të dy vendeve tona.”, thuhet në komunikatë.

Ky vendim është miratuar gjatë mbledhjes së sotme të kabinetit qeveritar, i cili ka miratuar edhe Strategjinë e Bashkëpunimit me Shoqërinë Civile 2019-2023.

“Strategjia është vazhdimësi e strategjisë paraprake 2013-2017, e cila ndërlidhet me Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku qeverisja e mirë dhe transparenca janë parime thelbësore për të kontribuar në zhvillimin e institucioneve për përgjegjësi, llogaridhënie dhe transparencë.

Strategjia ka identifikuar katër objektiva strategjik:

Rritje të pjesëmarrjes së shoqërisë civile në bërjen e politikave;

Rritja e llogaridhënies dhe transparencës në financimin publik të OSHC-ve;

Zhvillimi i praktikave dhe procedurave për kontraktim të shërbimeve publike nga OSHC-të; dhe

Nxitjen e promovimit të vullnetarizmit dhe programeve për interes publik”, bëhet e ditur në komunikatën e dërguar për media./21Media

Back to top button